Shtyhet vendimi për Marjana Çmetën, nusja që dyshohet se helmoi dhe mbyti vjehrrën
BILLI

Lexo edhe“Mike, je ti tani… Kurajo!”, mesazhi prekës i Braçes për deputeten Gjylameti

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa në seancë e prokurorit të çështjes, Besnik Muçi, pasi është betuar ai anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Gjykata nuk është njoftuar ende për prokurorin zëvendësues, raporton Top Channel.
Prokuroria ka kërkuar 35 vite për Çmetën, pasi dy vjet më parë ajo dyshohet se ka helmuar dhe më pas ka mbytur vjehrrën e saj, Lirie Lami.
Në seancën e sotme ishte e pranishme Çmeta dhe ish-bashkëshorti i saj, Oltjon Lami.
Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor, ora 9:00.

Lexo edhe“Mike, je ti tani… Kurajo!”, mesazhi prekës i Braçes për deputeten Gjylameti