BallinaLajmeShtohen aksidentet me tren: Infrakos tregon për problemet e sistemit të hekurudhës

Shtohen aksidentet me tren: Infrakos tregon për problemet e sistemit të hekurudhës

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku gjatë së dielës, në fshatin Qikatovë të Drenasit, ku treni ka goditur një veturë.

Shoferi i veturës, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rastin për T7 e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

E megjithatë numri i aksidenteve me tren është shpeshtuar. Gjatë muajit shtator, në Dush të Klinës, vdiqën tre persona.

E sipas Refet Citakut nga Infrakos, vendkalimet mbesin pika të zeza të sistemit hekurudhor.

Ai thotë se prezenca e laurës ndoshta mund ta parandalonte aksidentin. Megjithatë sipas Citakut është vërtetuar se shkak i ndeshjes në Klinë ishte pakujdesia e ngasësit.Çitaku thotë se problem mbetet bashkëpunimi me komuna. Ai shprehet se kjo ndërmarrje ka probleme të shumta financiare.

Gjatë këtij viti tre persona kanë vdekur në aksidente me tren, e në 2017-tën gjithsej 20 vetura janë goditur me tren, tri prej tyre me fatalitet.

E në vitin 2016, 16 vetura u përfshinë në aksident me tren, me një viktime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz