BallinaLajmeShteti po e falimenton kompaninë shtetërore

Shteti po e falimenton kompaninë shtetërore

Të ngjajshme

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Kompania publike “Trainkos” ka hyrë në binarë të falimentimit. Keqmenaxhimi dhe futja e një operatori privat në sektorin e hekurudhave rrezikon t’i lërë qindra punëtorë të kësaj kompanie në rrugë.

Trenat e kompanisë publike “Trainkos” mund të ndalen së qarkulluari së shpejti e qindra punëtorë mund të mbesin në rrugë. Kjo si pasojë e operimit me humbje të kompanisë publike në njërën anë, rritjes së punësimeve dhe pagave në anën tjetër, si dhe futjes së një kompanie private në sektorin e hekurudhave.

Kompania “Trainkos”, e cila udhëhiqet nga Gelor Shala, për të cilin mediet më herët kishin raportuar se ka lidhje me familjarë të deputetit të PDK-së, Adem Grabovci, viteve të fundit po ballafaqohet me rënie të transportit hekurudhor të mallrave, si dhe po kritikohet se njëkohësisht ka rritur pagat, si dhe numrin e të punësuarve në kompani.

Pavarësisht vështirësive të kompanisë publike nga rënia e sasisë së transportit dhe rritjes së shpenzimeve, në vitin 2014 është licencuar edhe një operator privat për transportin hekurudhor të mallrave, kompania “Railtrans”. /zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz