Shteti i ofron strehim, por gruaja rome e sulmuar nuk e pranon (VIDEO)
BILLI

Lexo edhe“Autostrada nuk kushtoi 706 milionë euro, por hiq më pak se 800 milionë”

U sulmua dy herë brutalisht.
Së pari në Lipjan e më pas edhe në Ferizaj.
Për këto ndodhi pati edhe të arrestuar, derisa shteti premtoi ofrimin e ndihmës për gruan rome, për të cilën fillimisht u raportua se po vjedh fëmijë, gjë që u mohua nga organet e rendit.
Megjithatë, gjendja e saj fizike tanimë është e mirë.
Por, për atë mentale do të bëhen edhe ekzaminime. Këto ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica i tha pasi vizitoi të sulmuarën personalisht.
Lexo edhe“Autostrada nuk kushtoi 706 milionë euro, por hiq më pak se 800 milionë”
Kjo vizitë u bë posa ajo u soll në një strehimore në Prishtinë, nga qendra sociale e Podujevës.
Mirëpo, ndihmën e shtetit ajo nuk po e pranon.
Kronikë nga Halil Berisha.