back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaShqiptareShqiptari që po “çmend” italianët, Roberti cilësohet supergjeni. Ende s’ka bërë 18...

Shqiptari që po “çmend” italianët, Roberti cilësohet supergjeni. Ende s’ka bërë 18 vjeç, por shikoni ku ka arritur

Të ngjajshme

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...
- Advertisement -

Ende nuk i ka bërë 18 vjeç, por ai ka arritur të shkëlqejë në Itali falë rezultateve të larta në mësime.

Nxënësit shqiptarë që shkëlqejnë në shkollat e huaja jashtë vendit janë krenari jo vetëm për familjen e tyre, por edhe Shqipërinë.

Robert Kici është nxënësi nga Shkodra që po “çmend” italianët, aq sa këto të fundit e kanë cilësuar si supergjeni.

Djali shkodran studion në Institutin Teknik për Turizmin “Marco Polo”. Për të ka shkruar sot edhe gazeta më prestigjoze në Firence “La Nazione Firence”.

Në artikullin për djalin shkodran media italiane shkruan se ai është vlerësuar me nota maksimale në të gjitha lëndët.

“Nuk jam një tip shumë atletik”, pranon Roberti për gazetën italiane, teksa shton: “Në një fare mënyre e prisja, por të shikosh të gjitha këto nota të mira e zeza mbi të bardhë ma ka mbushur zemrën me gëzim”.

Ai thotë se ende po e mendon se për çfarë do të studiojë në universitet.

Shkodrani thotë se studion 4-5 orë në ditë.

Superstudenti, siç e quan gazeta italiane, ka mbaruar vitin e katërt të Institutit për Turizëm “Marco Polo”.

Roberti çdo vit fiton bursen e studimit që shkolla i akordon vetëm tre nxenësve më të mirë të Insitutit për Turizëm dhe Liceut të Gjuhëve të huaja. Madje supergjeniu shkodran ka shkëlqyer edhe jashtë Italisë. Ai në muajin prill ka qenë në Maltë ku mori pjesë në një projekt europian Erasmus dhe fitoi pjesëmarrjen.

Robert Kici është një shembull që meriton të duartrokitet! /ShkodraNews

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz