Shqiptari, merr veturën me qira dhe e shet 1 500 euro
BILLIPërditësuar më
Lexo edheDoni të punoni dhe të merrni azil në Gjermani, ja ç’duhet të dini
Burime nga Policia e Fierit bëjnë me dije se kanë shpallur në kërkim shtetasin E.Z, 24 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas i ka marrë me qira dy ditore mjetin auto-veturë tip “Benz”, me targë AA 796 MB, shtetasit A.B, 49 vjeç, banues në Tiranë, pronar i subjektit “Alfatino” Sh.P.K Tiranë, me aktivitet për dhënien e makinave me qira.
Shtetasi E.Z., ka thyer kushtet e qerasë dhe e ka shitur mjetin në qytetin e Fierit për një shumë prej 1500 euro.

Lexo edheDoni të punoni dhe të merrni azil në Gjermani, ja ç’duhet të dini
Pas një pune të mirë organizuar nga Seksioni kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë e mundur lokalizimi dhe gjetja e kësaj makine.
Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Vjedhje”, shkruajnë mediat shqiptare.