Kanë dalë pamjet e momentit kur Mikel Kasa është arratisur nga gjykata e Vlorës ditën e sotme.
Siç shihet në pamjet e publikuara nga Report Tv, 29-vjeçari ka shfrytëzuar një moment hutimi të gardianëve, dhe ia ka futur vrapit.
I arrestuar në 2017 për kultivimi droge, 29-vjeçari sapo është njohur me dënimin nga gjykatësi, ai ka mundur tu shpëtojë forcave të policisë duke u arratisur.
Në momentin që gjykatës i ka komunikuar dënimin me 3.4 vite burg, policia i ka hequr pranga duke i dhënë mundësi atij që të largohet me vrap nga salla e gjyqit.
28-vjeçari ka gjetur derën e gjykatës hapur, ku edhe është larguar në drejtim të paditur.
Forca të shumta policia kanë nisur kontrollet për arrestimin e tij.
I riu ishte nën akuzë edhe për rrëmbim personi, ndërsa për akuzën e kultivimit të drogës kishte kërkuar gjykim të shkurtuar ku edhe u dënua me 3.4 vite burg.
E megjithatë në mundësinë e parë që atij i është dhënë, ai nuk e ka menduar dy herë arratisjen.