Shqiptari humb jetën tragjikisht një ditë para ditëlindjes
BILLI

Lexo edheDigjen rëndë dy punonjës shqiptarë në Vlorë, publikohen pamjet

Një shqiptar ka gjetur vdekjen në gjykatën e Palermos ditën e djeshme, teksa po merrej me instalimin e fibrës optike në zyra.
Viktima Edmondo Fejzullai 58 vjeç ishte nga Durrësi, por që banonte në qytezën Massafra.
Mediat lokale raportojnë se sot kishte ditëlindjen.
Lexo edheDigjen rëndë dy punonjës shqiptarë në Vlorë, publikohen pamjet
Mësohet se ai ishte duke punuar në një zyrë të gjykatës, kur është rrëzuar nga shkallët dhe ka përfunduar mbi një tavolinë qelqi. Ka pësuar të çara në këmbë dhe si pasojë e hemorragjisë dyshohet se ka humbur jetën. /albeu.com/