back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaShqiptareShqiptarët në sefa, rreziten në prill

Shqiptarët në sefa, rreziten në prill

Të ngjajshme

10 mami shqiptare në pritje të ëmbël në të njëjtën kohë

Një rastësi e bukur ka bërë bashkë 10 mami...

Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin

Kandidati për kryetar të Lipjanit ng radhët e Lidhjes...

Media holandeze raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

Tek Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, këtë të...

A dështoi VAR-i në Superligën e Turqisë? Ky gol nuk ju pranua sulmuesit të Fenerbahces

Skuadra e Fenerbahces është duke luajtur ndaj Trabzonsporit, ndeshjen...

Xhafer Gashi: Ne kemi kthyer dinjitetin e qytetarëve tanë

Komuna e Obiliqit ka ndryshuar rrënjësisht nën udhëheqjen e...

Qindra vizitorë kanë pushtuar bregdetin e jugut duke surprizuar edhe vetë operatorët turistikë të cilët nuk janë gjendur të përgatitur për një fluks të tillë.

Mbase po të ktheheshim një vit më pas në këtë kohë, këto pamje do të mendoheshin si të filmuara në fund të qershorit, e askush nuk do ta besonte se jemi ende në prill.

Edhe pse i pashpallur dhe i papritur sezoni turistik veror ka mbërritur më shpejt se çdo herë tjetër, e këtë radhë nuk e kanë sjellë as organizimet e institucioneve, e as bizneset, pjesa më e madhe e të cilëve janë gjendur të papërgatitur për këtë fluks. Sezoni veror këtë vit erdhi më shpejt nga moti i ngorhtë dhe turistët, të cilët nuk i kanë rezistuar temperaturave.

Temperaturat deri në 30 gradë të bëjnë të mendosh se je në prag të pushimeve, e madje për disa nuk do shumë guxim që të provojnë e të lahen në det.

Shumë prej pushuesve pranojnë që kjo është hera e parë që kanë ardhur në bregedetin e jugut në këtë periudhë, por sigurisht që përpara se të gjenin qetësinë që premtohet në këtë periudhë, kanë parë plazhe të mbushura plot.

Prej dy javësh qindra vizitorë kanë zgjedhur plazhin në vend të malit për të pushuar, e nëse koha do të vazhdojë me të njëjtat temperatura, atëherë Shqipëria këtë vit do të nisë të konkurojë vendet e rajonit me plot 5 muaj turizëm bregdetar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz