back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaShqiptareNgacmoi seksualisht 11 vjeçaren, kjo ishte kërkesa e mësuesit pak para plasjes...

Ngacmoi seksualisht 11 vjeçaren, kjo ishte kërkesa e mësuesit pak para plasjes së skandalit

Të ngjajshme

Ky do të jetë moti për javën e ardhshme

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të...

Stojkoviq publikon pamje: Vuçiq po përdor Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij terrorist për sigurinë politike

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka akuzuar publikisht presidentin...

Taulant Dajaku në Favorit flet për Dukagjinin, e përmend edhe Ismet Munishin

Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Taulant Dajaku...

“Dramë” në kryeqytet, Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Dritës kanë ndarë...

Ngacmoi seksualisht nxënësen e tij 11-vjeçare, pezullohet nga detyra mësuesi i shkollës në fshatin Kalasë të Delvinës.

Nëna e vajzës e ka bërë publik rastin abuzues, dy muaj pas ngjarjes.

Ajo fillimisht nuk ka dashur që historia të bëhej publike për shkak të paragjykimeve. Të gjendur përballë refuzimit të vajzës për të shkuar në shkollë, prindërit kanë denoncuar mësuesin 60-vjeçar.

Ngjarja, sipas familjarëve, ka ndodhur në shkollën “Ali Hajdini”, ku A. A., 11 vjeçe, nxënëse e klasës së pestë në këtë shkollë iu është rrëfyer prindërve se mësuesi Neshat Tepelena e ka puthur në buzë.

“Isha bashkë me një shoqe dhe po pastronim shkollën. Duke pastruar, më thotë mësuesi: Lerja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë. Më tha,- Kur ta bëja me shenjë, përse nuk dilje jashtë? E pyeta – pse të dilja? Po nuk dole më, do të të vë 4,- tha ai dhe më puthi. Unë ika”, ka treguar vajza e mitur.

Gjyshi i vajzës shprehet i indinjuar me veprimet e Drejtorisë Arsimore, duke iu referuar faktit se mësuesi është transferuar në një shkollë tjetër, por nuk ka pasur më parë masa ndaj tij.

Ndërkohë, nëna e vajzës së mitur Morena Aldini, tregon se vajza e saj refuzonte të shkonte në shkollë pas ngjarjes.

Prindërit e vajzës janë të divorcuar dhe e mitura jeton prej vitesh në fshatin e gjyshërve të saj në Kalasë, ndërsa e ëma e saj jeton në Sarandë.

Ndërkohë, për denoncimit të nënës së vajzës, kanë nisur hetimet edhe nga Policia e Delvinës. Banorë të fshatit Kalasë, shprehen se ky është rasti i tretë i abuzimit nga ky mësues. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, 60-vjeçari ka qenë pjesë e listës së kandidatëve për Këshillin e Komunës Vergo, si përfaqësues i LSI-së.

Mësuesi: Më transferoni në shkollë tjetër

Pak para se skandali të bëhej publik, mësuesi Neshat Tepelena, i kishte bërë një kërkesë me shkrim drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare “Ali Hajdini” që të shkëmbente vendin e punës me vajzën e tij, e cila gjithashtu është mësuese.

Në kërkesën me shkrim të 60-vjeçarit thuhet se e bija jep mësim një tjetër fshat. Por duke qenë se ajo ka vajzën e saj të vogël sëmurë, ai kërkonte që në shkollën e Kalasë të japë mësim vajza e tij dhe në vend të saj, në shkollën e fshatit Tatzat të shkojë vetë 60-vjeçari. Një kërkesë e tillë është pranuar nga drejtoresha e shkollës dhe prej pak javësh mësuesi 60-vjeçar nuk jep më mësim në shkollën “Ali Hajdini”./Panorama

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz