Shqiptarët bëjnë masakër! Vdes gruaja, plagosen rëndë 4 persona |Video
03
Lexo edheShirat e rrëmbyeshëm lanë të vdekur të paktën 13 persona
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur natën mes së dielës dhe së hënës në Ans (Liège, Belgjikë) dhe sipas medieve vendase, protagonistë kanë qenë shqiptarët. Një grua ka mbetur e vdekur gjatë përleshjes, ndërsa katër persona të tjerë janë plagosur rëndë.
Identiteti i viktimave nuk bëhet i ditur, ndërsa mediat belge raportojnë këtë të hënë se është shënuar një përleshje mes bandave rivale shqiptare.
“Personat e përfshirë kanë përdorur shufra hekuri, shkopinj bejsbolli dhe thika”, citohet zyra e prokurorit të Liège.

Lexo edheShirat e rrëmbyeshëm lanë të vdekur të paktën 13 persona
“Një grua 42-vjeçare humbi jetën pas lëndimeve të shumta që mori”, njoftoi prokuroria. Raportohet se gruaja, pjesë e një prej bandave rivale, ndryri për të ndihmuar një mikun e saj të plagosur, por një makinë e përplasi.
