back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajme“Shqipëria ul eksportet me Kosovën 13.4%, i rrit me Serbinë 42%”

“Shqipëria ul eksportet me Kosovën 13.4%, i rrit me Serbinë 42%”

Të ngjajshme

Vrasja e Charlie Kirk, qëndrimi i Donald Trumpit ndaj dënimit me vdekje

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje që vrasësi i...

SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, Nurellari: Shuplakë për Albin Kurtin

Pezullimi i dialogut strategjik të SHBA me Kosovën, analisti Adri Nurellari, thotë...

Ben Blushi: Albin Kurti, i ndershëm apo i dëmshëm për Kosovën?

Në një postim dhe kritik në Facebook, shkrimtari shqiptar...

Hipertension shkaktohet nga konsumimi i tepërt i kripës

Nuk është më sekret se konsumimi i tepërt i...

Më shumë mallra eksportoi dhe importoi Shqipëria në muajin korrik në raport me muajin qershor të këtij viti, ndërsa krahasuar me vitin 2019, tregtia vijon të jetë në rënie të ndjeshme.

Vetëm në muajin e kaluar, Shqipëria ka eksportuar mallra me vlerë 25 miliardë lekë, dhe ka importuar nga jashtë 56 miliardë lekë mallra, duke përkeqësuar deficitin tregtar. Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin korrik deficiti tregtar arriti në 32 miliardë lekë ose 9.9% më shumë se në qershor 2020.

Si pasojë e pandemisë dhe mbylljes së shumë aktiviteteve prodhuese tregtia u reduktua. Të dhënat flasin për një rënie të eksporteve në 7 muaj me 16.8%, dhe të importeve me -13.2%. në total deficiti tregtar që nga Janari deri në Korrik arriti në 178 miliardë lekë.

Sektori duket se po e përjeton më rëndë situatën e krijuar nga COVID-19, pasi eksportet në shtatë muaj të grupit të tekstileve dhe këpucë ka rënë me 8.8%. Po ashtu nga Janari-Korrik vendi ka vendosur të eksportojë me pak materiale ndërtimi dhe minerale e energji elektrike. Ndërsa rritje ne eksporte ka pasur në grupin e ushqimeve, dhe makinerive e pjesëve të këmbimit.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka importuar 4.2% më pak energji elektrike në 7 muajit e vitit. Përpos grupeve që kanë ndikuar në rritjen apo uljen e shkëmbimeve tregtare, kategoria e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike mban peshën më të madhe në tregti. Në 7-muaj vendi ka eksportuar 149.9 miliardë lekë dhe ka importuar 327.773 miliardë lekë vetëm ushqime.

Vendet me të cilat kemi pasur më shumë tregti gjatë muajit Korrik, ishin Çekia, Serbia dhe Rumania. Ndërsa ka ulur tregtinë me Italinë Kosovën dhe Spanjën/Shqiptarja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz