back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaSportShqipëria U-21 fiton 2-0 ndaj San Marinos në “Air Albania”

Shqipëria U-21 fiton 2-0 ndaj San Marinos në “Air Albania”

Të ngjajshme

Thirrja e Kurtit dy orë para se të mbyllen vendvotimet

Kanë mbëtur më pak se dy orë deri në...

21 mijë votues në Mitrovicën e Jugut deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e fundit...

Kombëtarja shqiptare U-21 fitoi ndeshjen miqësore ndaj San Marinos në “Air Albania” me rezultatin 2-0.

Kuqezinjtë dominuan takimin, krijuan raste të shumta dhe vulosën fitoren me golat e Kevin Dodajt dhe Feta Fetait.

Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Giulio Veliaj (GK), Elton Fikaj, Gabriel Ramaj, Feta Fetai, Etnik Brruti, Aidon Shehu, Arlind Kurti, Erald Maksuti, Fabjan Përndreca, Aurel Marku, Kevin Dodaj.

Ndeshja nisi mirë për Shqipërinë dhe pas dominimit që në start, rrugën e rrjetës e gjeti Kevin Dodaj në minutën e 21. Në fund të pjesës së parë Shqipëria U-21 pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë, por Feta Fetai nuk arriti të shënonte.

Në nisje të pjesës së dytë, sërish ishte protagonist Feta Fetai, që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52-të dhe i çoi shifrat në 2-0.

Deri në fund kuqezinjtë kontrolluan ndeshjen dhe krijuan raste të tjera, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës. Ndeshja u mbyll me fitoren e kuqezinjve 2-0.

Këto miqësore janë shumë të rëndësishme, pasi Shqipëria po përgatitet për Europianin U-21.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz