back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaSportDardanët zhvilluan stërvitjen e fundit para përballjes me Suedinë

Dardanët zhvilluan stërvitjen e fundit para përballjes me Suedinë

Të ngjajshme

​Qytetarët pa informata, shkojnë për të votuar por shkolla në proces të rrënimit

Në shkollën “Dr.Shaban Hashani”, në Ferizaj, e cila është...

Komunat në veri me daljen më të madhe në zgjedhje

Komunat në veri të Kosovës kanë daljen më të...

Votimet nëpër Kosovë përmes fotografive

Qytetarët e Kosovës po votojnë të dielën për t’i...

AAK, i reagon Natyra Kuçit pas akuzave për parregullsi në qendrat e votimit në Deçan

Kandidatja për kryetare të Deçanit nga radhët e PSD-së,...

Kombëtarja e Kosovës e ka përmbyllur ciklin stërvitor në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Suedisë, që zhvillohet të hënën në Goteborg.

Seanca e fundit u mbajt sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku përzgjedhësi Franco Foda punoi kryesisht në aspektin taktik, duke provuar detajet e lojës me të cilën synon të paraqitet në këtë sfidë.

Stërvitja ishte pa ngarkesa të mëdha fizike, ndërsa atmosfera brenda grupit mbetet mjaft pozitive dhe futbollistët janë maksimalisht të motivuar.

Nga grumbullimi është liruar Elvis Rexhbeçaj, i cili nuk arriti të rikuperohet plotësisht nga lëndimi i pësuar në ndeshjen kundër Sllovenisë.

Dardanët do të udhëtojnë sot në orën 15:00 drejt Goteborgut, ku nesër do të zhvillohet edhe dueli i radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz