Shqipëria përmbyll kapituj të rinj me BE-në, Haradinaj: Kosova po vazhdon të ngecë
dp

Lexo edheKonferenca e IX Ndërqeveritare në Bruksel, Rama: Do shfuqizojmë ligjin për Investimet Strategjike, ai për Zonat e Mbrojtura është nga më të mirët që kemi

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thënë se përmbyllja e tre kapitujve të rinj për Shqipërinë në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian është një arritje që dëshmon se me vizion dhe angazhim institucional, integrimi evropian është i arritshëm.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se çdo sukses i Shqipërisë është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët.
“Ky zhvillim duhet të na bëjë të reflektojmë edhe në Kosovë. Derisa vendet e rajonit po avancojnë në rrugën e tyre integruese, ne po vazhdojmë të mbetemi prapa për shkak të një mendësie qeverisëse destruktive dhe izolimit në raport me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

Lexo edheKonferenca e IX Ndërqeveritare në Bruksel, Rama: Do shfuqizojmë ligjin për Investimet Strategjike, ai për Zonat e Mbrojtura është nga më të mirët që kemi
“Urime Shqipërisë për këtë hap të rëndësishëm! Uroj që edhe Kosova ta rikthejë perspektivën për integrim euroatlantik, e jo të shohë se si të tjerët ecin përpara, ndërsa ne vazhdojmë të ngecim”, ka shkruar Haradinaj.