Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditShqipëria përballet me valë të temperaturave të larta, javën tjetër deri në...

Shqipëria përballet me valë të temperaturave të larta, javën tjetër deri në 42 gradë Celcius

Të ngjajshme

Përditësohen të dhënat, kolona te Dheu i Bardhë, në Han të Elezit dhe Vërmicë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat...

Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim ndaj dy personave, shantazhuan një grua

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se, ndaj të...

Bashkëpunimi “bombë” do të publikohet së shpejti, Xhensila jep lajmin e madh

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka bërë një paralajmërim ”bomb”, para...

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë...

Përditësohen të dhënat, ja sa gjatë po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat...

Pas disa ditësh kur vala e të nxehtit u zbut, kjo fundjavë ka rezervuar kushte të qëndrueshme atmosferike, që do të vijojnë edhe javën e re.

Nga dita e shtunë e në vijim do të kemi zhvendosje të masave ajrore me origjinë nga anticikloni Azoreve, për t’i lënë vend depërtimit të masave ajrore me orgjinë nga anticikloni Afrikan. Temperaturat do të pësojnë rritje në të dyja vlerat, ndërsa moti do të jetë i kthjellët dhe me orë të gjata me diell në të gjithë territorin”, tha Eneida Doçi, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga dita e hënë, temperaturat në territorin e Shqipërisë do të rriten, ndërsa era do të fryjë e lehtë veri–jug–perëndim–jug–lindje, me një shpejtësi prej 6 metra në sekondë dhe herë pas here në zonën juglindore, përgjatë vijës bregdetare, deri në 10 metra në sekondë, e shoqëruar me valëzime deti të forcës 1 deri në 3 ballë.

Ditët më të nxehta parashikohet që të jenë dita e hënë dhe e martë, kur vlerat minimale nuk do të ulen më pak se 20 gradë Celsius si dhe vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 42 gradë celsius, por për shkak të faktorëve të ndryshëm, lagështirës në ajër, asfaltit,  do të ndihen 44 gradë celsius, kryesisht në Tiranë, Gjirokastër, Elbasan dhe Kuçovë”, bëri me dije Doçi.

Gjatë javës së re, pritet të ketë netë tropikale, situatë kjo që parashikohet deri ditën e premte, më 24 korrik./rtsh.al/

- Advertisement -

Të Fundit