back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaShqiptareShqipëria nuk gjen qetësi nga tërmeti, vijojnë lëkundjet! 500 banorë kaluanë natën...

Shqipëria nuk gjen qetësi nga tërmeti, vijojnë lëkundjet! 500 banorë kaluanë natën në çadra

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Orët e panikut nga tërmeti që tronditi ditën e djeshme vendin tonë kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm. Tërmeti 5.8 ballë është pësuar nga shumë lëkundje të tjera përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në kryeqytet rreth 500 banorë kanë kaluar natën në çadrat e emrgjencës.  Deri më tani në këto spitale kanë marrë trajtim mjekësor 105 qytetarë.

Orët e panikut nga tërmeti që tronditi ditën e djeshme vendin tonë kanë vijuar edhe në mesnatë dhe mëngjesin e sotëm. Tërmeti 5.8 ballë është pësuar nga shumë lëkundje të tjera përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, i fundit në orën 08:25 3.2 ballë.

Në kryeqytet rreth 500 banorë kanë kaluar natën në çadrat e emrgjencës. Për mikrofonin e Report Tv ata janë shprehur se kanë frikë të kthehen në banesa.

10 qytetarë që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti janë në observim mjekësor në QSUT dhe në spitalin e Durrësit. Deri më tani në këto spitale kanë marrë trajtim mjekësor 105 qytetarë, kryesisht me dëmtim të shkaktuara nga rrëzimi për shkak se kanë tentuar të largohen me shpejtësi për të shpëtuar.

Për drejtorin e zjarrëfiksëve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj situata e vështirë tashmë ka kaluar dhe të gjithë institucionet vendore janë të angazhuar për të qenë në shërbim të qytetarëve.

Një banesë në zonën Manzës në Durrës ka mbetur tërësisht e dëmtuar duke u bërë e pabanueshme për personat që jetojnë aty. Familjarët kanë qenë në banesë në momentin kur ka rënë tërmeti. Dëme materiale kanë qenë të shumta por fatmirësisht pa dëme në njerëz. Pjesa më e madhe e banorëve në këtë zonë kanë fjetur në qiell të hapur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz