back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaShqiptareShqipëria në kaos-të vdekur, të izoluar, banesa dhe biznese nën ujë

Shqipëria në kaos-të vdekur, të izoluar, banesa dhe biznese nën ujë

Të ngjajshme

Real Madridi shënon edhe me një lojtar më pak ndaj Sociedad

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e dytë...

Mësohet klubi i madh evropian që po mundohet ta bindë Nicon

Nico Williams është shndërruar në një nga emrat më...

GOOOOOL: Asllani s’ka të ndalur në Bundesligë, tund rrjetën e Union Berlinit

Fisnik Asllani vazhdon të tregojë formë të mirë në...

Gabim në mbrojtje, Mbappe tregohet shumë i shpejt dhe shënon gol për Realin

Skuadra e Real Madrid ka shënuar golin e epërsisë...

Nga Bleona Metushi 

Përmbytjet/ Shiu i paralajmëruar fundos qeverinë “Rama”. Bllokohet vendi, ndërsa strukturat shtetërore mbajnë sytë nga qielli

Përmbytjet që goditën vendin dje, shkaktuan viktimat dhe dëmet e para. Deri në orën 21:30 të mbrëmjes së shkuar u evakuuan 37 persona, dhe shumë qytetarë mbeten të bllokuar, ndërsa në shumë qytete ka mungesë të energjisë elektrike. Një elektricist në Fier ndërroi jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërsa tre punonjës të OSHEE-së në Shkodër u plagosën rëndë. Zonat bregdetare kanë qenë të parat që janë “paralizuar”, ndërsa rreth orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme, është përmbytur edhe autostrada Tiranë-Durrës, që është bllokuar në afërsi të kilometrit të gjashtë, ku disa automjete u raportuan të mbuluara nga uji, dhe shumë persona të ngecur në trafik rrezikuan jetën.

Sipas njoftimit të policisë, në autostradën Tiranë -Durrës, u bllokua qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë, arriti mbi 0,75 metra. Nisur nga situata e vështirë në autostradë kanë ndërhyrë edhe Forcat e Armatosura. Tre motor-pompa të komandës mbështetëse shkuan në afërsi të Kthesës së Rinasit për të larguar ujin. Gjithashtu është përmbytur nënstacioni i Kasharit, duke lënë pa energji Kamzën, Laprakën dhe Kombinatin. Ndërsa shumë njerëz janë bllokuar në qendrën tregtare që ndodhet në autostradë. Duke krijuar kaos dhe panik tek qytetarët të cilët kanë raportuar se askush nuk ka shkuar për t’i ndihmuar.

“Na ka ardhur uji deri në timon. Jemi në rrezik të mbytemi. Ju lutem na ndihmoni”, shkruajnë qytetarët. Gjithashtu probleme janë regjistruar edhe në Laknas. Ndërsa në Valias, zjarrfikësja e stacionit nr.3 të Kodër Kamzës u bllokua në thellësinë 1.5 m me ujë pasi kishte shkuar të evakuonte 10 banorë, 5 prej të cilëve fëmijë. Por uji, nuk ka kursyer as ambientet e komisariatit nr. 5, dhe të spitalit “Nënë Tereza”, por fatmirësisht jo në nivele të larta. Përveç Tiranës, probleme të mëdha janë shënuar në Vlorë, Gjirokastër, Lezhë dhe në Shkodër, ku ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Vlorë-Durrës

Lundrimi i mjeteve është ndaluar, ndërkohë që tragetet nga Italia pritet të mbërrijnë me vonesë në portin Durrës. Puna është pezulluar deri në një njoftim të dytë për shkak të dallgëve të fuqishme në Detin Adriatik dhe Jon. Kapiteneria e Përgjithshme e porteve në Durrës ka urdhëruar pezullimin e lundrimit për të gjitha anijet e peshkimit, ndërkohë që edhe sektori i ngarkim-shkarkimit në portin më të madh të vendit është bllokuar për shkak të erërave të forta.

Sipas Kapitenerisë, forca e detit arriti deri në gjashtë ballë në gji, ndërsa arriti tetë ballë në det të hapur. Ndërkohë që 4 familje janë përmbytur në zonën e Golemit të Durrës pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së Enjte. Shtabi i Emergjencave urdhëroi pezullimin e punës në portet e Vlorës, atë të Triportit dhe të jahteve. Lundrimi i trageteve dhe të gjitha mjeteve të tjera është i ndaluar deri në qetësimin e situatës. Ndërsa reshjet e mëdha në të gjithë vendin kanë bërë që të evakuohen tre familje, të cilave u janë përmbytur banesat. Gjithashtu, puna është pezulluar edhe në portin e Sarandës. Tragetet e linjës Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas nuk do të udhëtojnë deri në një vendim të dytë.

Shkodër

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme edhe në zonën e Shkodrës. Në zonën e quajtur Ana e Malit janë përmbytur rreth 30 hektarë tokë, kryesisht tek fusha e Muriqanit, nga përroi i përbashkët me Malin e Zi. Nisur nga situata e krijuar prej reshjeve që vijojnë prej disa orësh, në rrethinat e Shkodrës, në të gjitha fshatrat, mungon energjia elektrike. Po kështu prej mëngjesit të djeshëm mungon energjia elektrike në Njësinë Administrative Postribë.

Edhe në Bërdicë mungon energjia elektrike në gjithë fshatrat. Ndërsa në Guri i Zi, ka pasur disa herë ndërprerje të vogla të energjisë elektrike, por që është rikthyer pas pak minutash. Energjia elektrike mungon edhe në Velipojë, dhe për rrjedhojë dy hidrovoret nuk janë në punë. Nga reshjet është përmbytur rreth 80 hektarë tokë kënetë. Mësohet se prurjet në lumin Kir janë rritur ndjeshëm, ndërsa raportohet se përmbytje ka në një pjesë të segmentit ku po punohet në rrugën Shkodër-Velipojë. Dy persona kanë rrezikuar të mbyten, pasi lumi Kir ka dalë nga shtrati. Në ndihmë të tyre kanë shkruar forcat e FNSH dhe të policisë, të cilët kanë mundur t’i shpëtojnë.

Gjirokastër

Burime për “Shekullin” bëjnë me dije se gjendja paraqitet e rënduar edhe në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se reshjet e shiut kanë përmbytur zonën e Urës së Lumit në Gjirokastër. Po ashtu raportohet se të gjitha rrugët që të çojnë në qytet janë bllokuar. Ndërkaq vërshimet e ujit kanë paralizuar aktivitetin e bizneseve, veçanërisht të supermarketeve dhe dyqaneve që gjenden në katet e para. Gjithashtu, për rreth 45 minuta, është paralizuar lëvizja e automjeteve në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, përballë varrezave të qytetit, në kufi me Lazaratin. Për rrjedhojë, me dhjetëra automjete që qarkullonin në të dy anët e rrugës, u bllokuan deri në ndërhyrjen e fadromave të Ndërmarrjes Rajonale të Rrugëve.

Probleme janë shkaktuar edhe në zona të tjera, çatia në spitalin e Pukës u dëmtua në masën 60%, ndërsa nuk u raportua për të lënduar. Po ashtu, si pasojë e motit të keq, Bulqiza rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm. Ditën e djeshme një sasi stogu kromi rrëshqiti në zonën D në Bulqizë, duke dëmtuar tubacionin e ujit të pijshëm. Ndërsa mësohet se ishte tubacioni kryesor që furnizon qytetin e Bulqizës me ujë. Nga momenti në moment rrezikohet të ketë edhe rrëshqitje masive të tjera, pasi kjo është një zonë e rrezikuar nga rrëshqitjet. Sipas punonjësve të ujësjellësit të Bulqizës, është e pamundur për të ndërhyrë pasi zona krijon rrezikshmëri.

Ministria e Arsimit pezullon mësimi

Ministria e Arsimit merr vendimin të pezullojë mësimin në të gjithë Shqipërinë për ditën e sotme, kjo pasi situata nga përmbytjet paraqitet e rëndë .“Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit para universitar”,-thuhet në njoftimin e ministrisë. Më herët, zonat problematike si Puka e Gjirokastra e kishin ndërprerë mësimin para njoftimit të Ministrisë së Arsimit.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz