Shqipëria i kërkon sot vetëm tri pikë ndaj Moldavisë, kjo është gjendja në Grupin H
BILLI

Lexo edheTë gjithë po flasin për mënyrën se si Bernard Challandes festoi pas golit dramatik të Kosovës

Kombëtarja shqiptare aktualisht ka dy humbje dhe një fitore, gjersa është në grup me Turqinë që është liderë e grupit me nëntë pikë.
Në grup me Shqipërinë janë edhe kombëtaret si, Franca që është në vendin e dytë me gjashtë, aq sa ka edhe Islanda, ndërsa Kuq e Zinjtë dhe Moldavia, kanë nga tri pikë, derisa Andorra është ende pa pikë.
Kombëtarja shqiptare do i duhet sot detyrimisht fitorja, në mënyrë që të mos shkëputet nga udhëheqësit e Grupit H.
Lexo edheTë gjithë po flasin për mënyrën se si Bernard Challandes festoi pas golit dramatik të Kosovës
Shqipëria do të përballet me Moldavinë nga ora 20:45, ndërsa që të dyja kanë nga tri pikë, por që tanët kanë përparësi që janë vendas dhe janë favorit në letër.
Franca duket se do të shkojë në kuotën e nëntë pikëve, pasi do të ketë punë me Andorrën, ndërsa Shqipëria mund të ndal në vendin e tretë në rast fitoreje, pasi Islanda do të përballet me Turqinë.