Shqipëri: Protesta hyn në ditën e 55-të, tubuesit marshojnë drejt Kryeministrisë
dp

Lexo edheKongresistët amerikanë kërkojnë që takimi i OSBE-së të mbahet në SHBA, jo në Serbi

Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe do të përsëriten kërkesat e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike.
Për 55 net radhazi, pjesëmarrësit janë mbledhur përpara Kryeministrisë dhe kanë zhvilluar marshime në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë protestave janë dëgjuar thirrje dhe slogane politike kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë edhe në vazhdim.

Lexo edheKongresistët amerikanë kërkojnë që takimi i OSBE-së të mbahet në SHBA, jo në Serbi
Edhe një ditë më parë, qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehen se protesta do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.