Shqipëri, në lashtësi zbarkonte Jul Cezari, sot ndërtohet një resort turistik
BILLI

Lexo edheVideo, përplasje gati fizike mes deputetit të PD-së dhe PS-së

Palasa, emri i lashtësisë së të cilës është Palaesta, është një zonë me histori shumë të vjetër daton me lashtësine pellazge.
Historia dëshmon që Jul Cezarit ka zbarkuar këtu me 7 legjionet romake të udhëhequr nga ai, me anijet e tyre acturies (anije të pa armatosura të transportit detar).
Kundërshtari i tij Pompeu kishte një përparësi detare absolute me një flotë prej 110 anijesh lufte dhe kontrollonte të gjitha portet që nga Dyrrahu në Korkyrë.

Lexo edheVideo, përplasje gati fizike mes deputetit të PD-së dhe PS-së
Më pas Cezari vijoi fushatën e tij duke kaluar në Orik (Orikumi i sotëm) e duke vijuar më tej në drejtim të Apollonisë.
Kjo aventurë e tij në viset Shqiptare provohet nga tre burime antike: “Bellum Civile” e Cezarit (ditar i asaj lufte), “Bella civilia” e Apianit dhe “Pharsalia” e Lukanit.