HomeLajmeShqipëri: Gjendën mbi 7 mijë bimë të kanabisit, pezullohen nga puna disa...

Shqipëri: Gjendën mbi 7 mijë bimë të kanabisit, pezullohen nga puna disa zyrtarë policorë

Të ngjajshme

Policia e Shqipërisë ka gjetur 7446 bimë të kanabisit në fshatin Reç i Ri, në rrethinë të Velipojës.

Me këtë rast, nga detyra u pezulluan shefi i komisariatit të policisë në Shkodër, shefi i stacionit të policisë në Velipojë, si dhe ndihmës-specialisti i policit në zonë – të gjithë përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët.

“Pas informacionit të ardhur në postën elektronike të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për kultivimin e mijëra bimëve narkotike, në fshatin Reç i Ri, Velipojë, në një territor të hapur, lehtësisht të verifikueshëm në zonë fushore, u organizua menjëherë puna për asgjësimin e tyre, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve” deklaron Policia e Shtetit.

Ky është njoftimi i plotë:

U gjetën të kultivuara 7446 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, pezullon nga detyra Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër, Shefin e Stacionit të Policisë Velipojë dhe Ndihmësspecialistin e Policimit në Zonë, përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët.

Nis hetimi disiplinor dhe për 2 punonjës të tjerë, pjesë e grupit të kontrollit të territorit.

Pas informacionit të ardhur në postën elektronike të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për kultivimin e mijëra bimëve narkotike, në fshatin Reç i Ri, Velipojë, në një territor të hapur, lehtësisht të verifikueshëm në zonë fushore, u organizua menjëherë puna për asgjësimin e tyre, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të kryer një hetim të thelluar administrativ.

Për mangësi të konstatuara në mospërmbushjen e detyrave, filloi hetimi disiplinor për 5 punonjës policie, konkretisht për:

-Kryekomisar B. L., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, për të cilin është vendosur pezullimi disiplinor nga detyra;

-Nënkomisar Z. M., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë, gjithashtu i pezulluar nga detyra;

-Inspektor S. K., me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë, përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët narkotike, i pezulluar nga detyra.

Më tej, ka nisur hetimi disiplinor, pa pezullim nga detyra, për Nënkomisar D. N., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë dhe Inspektor E. I., me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë në Stacionin e Policisë Velipojë, të dy pjesë e grupit të kontrollit të territorit.

Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe çdo forme të paligjshmërisë është prioritet i Policisë së Shtetit.

Çdo rast do të trajtohet me vendosmëri maksimale dhe pa asnjë kompromis, si ndaj autorëve të veprave penale, ashtu dhe ndaj çdo punonjësi policie që nuk përmbush detyrimet ligjore apo abuzon me detyrën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz