back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaLajmeShqipëri: “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmijë

Shqipëri: “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmijë

Të ngjajshme

SHBA-ja akuzon Kinën për testime sekrete të bombës bërthamore

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka akuzuar Kinën se...

Këta janë medalistët e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026

Nga dje kanë nisur Lojërat Olimpike Dimërore që po...

Kivi ndihmon kundër aciditetit në trup

Shumica dërmuese e njerëzve kanë pH të gjakut që...

Dy pajisje argëtuese për matjen e forcës së krahut, të njohura si “boxer” dhe të instaluara në shëtitoren bregdetare te Shkëmbi i Kavajës, dyshohet se përcjellin korrent duke u kthyer në burim rreziku për fëmijët, të rinjtë dhe çdokënd që u afrohet.

Një prind, i alarmuar pas një incidenti me fëmijën e tij, ka njoftuar Policinë e Durrësit dhe ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur një fatkeqësi të mundshme, raporton topchannel.

Dyshohet se lagështia dhe ekspozimi i tyre ndaj kushteve atmosferike mund të ketë shkaktuar ndonjë defekt duke i kthyer në të rrezikshme.

“Këto dy makinetat këtu japin korrent se më zuri çunin, e hodhi përpjetë. Ishte me çorape kur u afrua, dhe e drodhi, filloi duke qarë. Kam njoftuar policinë tani që të shikojnë dhe t’i stakojnë”, shprehet qytetari.

Të Fundit

Sport

ShowBiz