back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Edhe njo, fryje” – Tre persona në Gjakovë akuzohen për tentim vrasje...

“Edhe njo, fryje” – Tre persona në Gjakovë akuzohen për tentim vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, u dëgjuan edhe incizimet e tyre

Të ngjajshme

Edon Zhegrova pritet të startoj në ndeshjen e sotme ndaj Atalantas

Sot duket se është dita e Edon Zhegrovës. Futbollisti kosovar,...

Koke pritet ta barazojë rekordin e Sergio Ramos në derbin e Madridit

Kapiteni i Atletico Madridit, Koke, sot do të barazojë...

Sërish shfaqen dronët, shihen mbi bazat ushtarake daneze

Dronët janë parë pranë objekteve ushtarake, përfshirë bazën më...

Vjen më në fund goli, Sesko shënon golin e parë me Unitedin

Manchester United ka shënuar golin e parë të tyre...

Aksidentohet eskorta e Kryetarit të Kuvendit, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në mëngjes...

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, S.T., E.B. dhe B.P., nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 20 janar 2025, në rrugën “B.K.” në Gjakovë, ku të pandehurit, në bashkëveprim dhe me dashje, kanë tentuar të privojnë nga jeta dy persona, B.K. dhe I.K., si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes të pandehurit S.T. dhe njërës prej viktimave, transmeton lajmi.net

Të pandehurit, të cilët sipas Prokurorisë kishin planifikuar ngjarjen për rreth dy javë, e kanë ndjekur lëvizjen e viktimave dhe ditën kritike janë afruar me automjet në drejtim të tyre. E.B. dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë të tipit “TT” drejt automjetit të viktimave, ndërsa S.T. e ka ngadalësuar automjetin për t’i mundësuar të shtënat, dhe B.P. ka incizuar ngjarjen me telefon.

Gjatë sulmit, automjeti i viktimave është goditur nga plumbat, por fatmirësisht asnjë nga personat e sulmuar nuk ka pësuar lëndime trupore.

Prokuroria ka theksuar se veprimet ishin të koordinuara mirë dhe janë shoqëruar me komunikime nxitëse mes të pandehurve gjatë aktit, si “edhe njo, edhe njo, fryje”, të dëgjuara në incizim.

Përveç tentimit për vrasje të rëndë, secili nga të pandehurit është i akuzuar edhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes ka kërkuar nga gjykata që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me ligjin./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz