back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeShpigel shkruan për rrugën e Kosovës drejt BE’së, Haradinajn, Thaçin…

Shpigel shkruan për rrugën e Kosovës drejt BE’së, Haradinajn, Thaçin…

Të ngjajshme

Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës

Pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë ndër breza për ta kultivuar...

Rrahje në një kafene në Gjakovë, një person theret me thikë

Një tentatim vrasje ka ndodhur sot në një kafeteri...

Mustafa: Presidentja dhe Kryeministri të mbajnë përgjegjësi për rrënimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kritikoi qëndrimin e Presidencës...

E përjavshmja gjermane, Shpigel, ka bërë një prezantim panoramik për situatën në Ballkanin Perëndimor, me një vështrim të veçantë për Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Me titullin “Thjeshtri i kontinentit”, ‘Shpigel’ shkruan se Bashkimi Europian po humb simpatinë ndër banorët e “hapësirës në mes Bosnjës e Maqedonisë”, transmeton Koha.net.

“Në Ballkan, rajon historikisht krizash në Europë, kontinentit i kërcënohet rreziku i sigurisë. Fuqia tërheqëse e BE-së po bie, retorika e dikurshme nacionaliste po kthehet,” shkruan kjo gazetë.

Autorët theksojnë se Kosovës, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë në samitin e Selanikut më 2003 iu ishte premtuar e ardhmja në Basghkimin Europian, dhe se atëherë në Ballkan zotëronte atmosfera e optimizmit.

këto vende tani janë të dëshpëruara, meqë Bashkimi Europian kryesisht po merret me vetveten, me krizën e euros, rrezikun nga “populistët” dhe “brexitin”. Tundimi i Perëndimit u ka shërbyer të tjerëve që tash po realizojnë ndikimin e vet në Ballkan, e këta në radhë të parë janë Rusia dhe Turqia, si dhe “financuesve të rinj nga Gjiri Persik.

“Ata q n vern e hershme t vitit 2017 udhtojn npr Kosov dhe tutje – Maqedoni, republikn m jugore t ish-Jugosllavis, si dhe n Bosnj e Hercëegovin, udhtojnë npr nj rajon gati t harruar – paradhom t Europs s bashkuar. Atje jetojn njerz t cilt dalngadalë po e humbin durimin. Pasoj jan emigrimi, islamizimi, nacionalizmi, konfliktet n Shkup dhe tiradat shqiptarodha t Prishtins dhe Tirans, t gjitha kto tregojn se sa sht e acaruar situata.

Mëkati ndërkombëtar i Perëndimit

Pjesën për Kosovën ky artikull e nis me tregimin për “njeriun i cili dëshiron të bëhet shef i Qeverisë së Kosovës” – Ramush Haradinajn, i cili ishte i “akuzuar për krime kundër njerëzimit për 37 raste, ndër të tjera edhe për vrasje e tortura”.

“Akuzat u referohen viteve të nëntëdhjeta, kur ai ishte komandant i UÇK-së. Gjykata atë e liroi, pasi” – siç shkruan kjo gazetë – “dëshmitarët në momentin e fundit hoqën dorë nga dëshmimi, ose vdiqën papritmas. Në një raport të policisë së KB veterani i UÇK-së akuzohet për tregti me kokainë”.

“Shërbimi informativ gjerman më 2005, në një analizë madje e përshkruan si shef të grupit që merret me spektrin e përgjithshëm të aktiviteteve kriminale. Megjithëkëtë, Haradinaj javë më parë ia ka dalë me mjeshtëri të korrë fitore në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Tridhjetë e katër për qind e votave tani i japin të drejtën të kërkojë për vete partnerë për formimin e qeverisë”, transmeton Koha.net shkrimin e ‘Shpigelit’.

Duke shkruar gjerësisht jo vetëm për Ramush Haradinajn, por edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili “në vitet e nëntëdhjeta ishte njëri nga themeluesit dhe komandantët e Ushtrisë paraushtarake Çlirimate të UÇK-së, gazeta rikujton se edhe “Thaçi kërcënohet të dalë para Tribunalit të Hagës për shkak të krimeve të rënda të luftës”. Duke bërë fjalë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, autorët përshkruajnë një situatë të rëndë ekonomike dhe papunësi të madhe, si dhe forcimin e islamizmit.

“Perëndimi aktualisht nuke di çfarë të bëjë me Kosovën. NATO më 1999 me sulme ajrore i dha fund terrorit të regjimit të Millosheviqit mbi popullsinë shumicë shqiptare. Vetëm deri në vititn 2008 Kosova i ka kushtuar bashkësisë botërore 33 miliardë euro. Ky shpenzim sqaron pse as Uashingtoni, as Berlini shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, nuk e shohin ashtu siç është në fakt – mëkat juridik ndërkombëtar në historinë e Europës së pasluftës. Presidenti rus, Vlladimir Putin, thirret në Kosovën kur dëshiron të arsyetojë aneksimin e Krimesë, ose të Abhazisë mbretërisë së tij”, shkruan ‘Shpigeli”.

Në këtë artikull përmendet edhe çështja e serbëve të Kosovës dhe rasti i qytetit të ndarë të Mitrovicës.

Shkurtimisht përmendet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili “tani ka lënë fare pak hapësirë për dyshime nëse është i gatshëm që për perspektivën e hyrjes së vendit të tij në BE sakrifikon atdheun e serbëve të Kosovës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz