Këngëtari Jozefin Marku ka reaguar pas raportimeve në media që e lidhin atë me një ngjarje të rëndë në Fushë-Krujë, ku një lëndë plasëse u vendos në një banesë.
Në reagimin e tij publik, Marku mohon kategorikisht të ketë qenë në shënjestër të sulmit dhe i cilëson lajmet si të pavërteta, transmeton IndeksOnline.
“Rreth asaj që po flitet për mua, nuk është e vërtetë. Organet shtetërore kanë nxjerrë një deklaratë shumë të qartë se ku ka ndodhur, ndërsa portalet hamendësojnë sikur të ishin pjesë e asaj ngjarjeje, ishte për të e për atë. Ju detyrohem t’ju sqaroj që nuk qëndron kështu e vërteta. Faleminderit për secilin nga ju që ka shprehur merakun me mesazhe“, tha Marku.