BallinaShqiptareShpërthen Meta: Ambasador Lu, këtu nuk është ’97. Pa konsensus, largohem nga...

Shpërthen Meta: Ambasador Lu, këtu nuk është ’97. Pa konsensus, largohem nga Qeveria!

Të ngjajshme

“Fantazmat” mund të jenë thjesht zhurma nga tubat e vjetër

Pretendimet për aktivitete paranormale mund të kenë një shpjegim...

Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora 20:30, Çitaku: Ftesa erdhi në 20:26

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku,...

Shtëpia e Bardhë: Nuk negociojmë përmes mediave me Iranin

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk do të...

Sonte seanca për zgjedhje të presidentit, Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha kandidate

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka njoftuar se sonte...

Që në nisje të seancës, Meta deklaroi se do të lërë momentalisht drejtimin e Kuvendit, për t’u marrë me negociatat duke u takuar me Bashën, Ramën, ambasadorin Lu dhe deputetë të PD si ish-Kryeministri Berisha, Jozefina Topallin etj.

Në rast se nuk arrihet konsensusi, Meta u shpreh qartë se LSI-ja do ta votojë këtë reformë dhe më pas do të japë dorëheqjen nga qeveria, pasi gjithmonë ka kërkuar që kjo reformë e rëndësishme të votohet me marrëveshjen e të gjitha palëve.

“Unë do ta votoj reformën dhe do iki nga kryetar Parlamenti se s’mund të rri në një vend që votohet me shantazhe”, theksoi kryeparlamentari.

Ilir Meta i ktheu përgjigje edhe ambasadorit Lu, pas deklaratës së ambasadës së SHBA dy ditë më parë, që u bënte thirrje qytetarëve mos dilnin në rrugë ditën e sotme gjatë votimit të reformës. Meta u shpreh se asgjë nuk do të ndodhë ditën e sotme, pasi Shqipëria nuk është më në vitet ’97.

“Asnjë gjë nuk do ndodhë këtu. Shqipëria nuk është ’97. Unë besoj tek përgjegjshmëria e Edi Ramës, besoj shumë tek përgjegjëshmëria e z.Basha”, tha Ilir Meta.

/Sot News/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz