Shpërthen bombola e gazit, plagosen burrë e grua
BILLI

Lexo edheU mbyt në Kanionin e Holtës, i vëllai nuk dilte nga ujërat e rrëmbyeshëm pa motrën. Dëshmia: Këtë javë do të….

Burrë e grua janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Selenicë të Vlorës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën orën 05:53 në banesën e bashkëshortëve.
“Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S. Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar”,sqaron policia.

Lexo edheU mbyt në Kanionin e Holtës, i vëllai nuk dilte nga ujërat e rrëmbyeshëm pa motrën. Dëshmia: Këtë javë do të….
Ndërkohë bëhet e ditur se nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera.
Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proceduriale.