Shpërndante armë dhe drogë me taksi, prangoset ish-ushtaraku në Tiranë
dp

Lexo edheKurti: Zgjedhje në dhjetor ose në prill, më e favorshme të votohet Glauk Konjufca

Dyshohet që 46-vjeçari Altin Celami furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, ndërsa përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 e arrestuan Celamin në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, ndërsa sipas policisë ai është i implikuar edhe më parë në aktivitete të tilla kriminale, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Policia e Tiranës njofton se, në sajë të operacionit “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi, u bë e mundur sekuestrimi i 4 armëve zjarri (pistoleta), municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh.

Lexo edheKurti: Zgjedhje në dhjetor ose në prill, më e favorshme të votohet Glauk Konjufca
Altin Celami ishte arrestuar edhe në vitin 2022 për të njëjtën vepër penale, kur në atë kohë punonte si ushtarak, ndërsa pas arrestimit u pezullua nga funksionet e tij.
Edhe në vitin 2022 ai u arrestua me akuzat se u siguronte armë grupeve të vrasësve me pagesë.