Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka dorëzuar padi ndaj Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve lidhur me procedurat e ndjekura gjatë konkursit për Sekretar të Përgjithshëm
Liridon Salihi nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike, tha se shoqërisë civile i është mohuar e drejta e garantuar me Ligjin për Zyrtarët Publik.
“Nga provat qe përmban kjo padi, konstatohet se ministria ka zhvilluar fazat e procedurës së rekrutimit për kategorinë e lartë drejtuese pa respektuar obligimin ligjor e fazat e rekrutimit te monitorohen nga shoqëria civile”, tha ai.