BallinaBotëShokuese: Vdes çiklisti, nëna dhe motra urojnë që ai të kalbet në...

Shokuese: Vdes çiklisti, nëna dhe motra urojnë që ai të kalbet në ferr

Të ngjajshme

Shokuese deklaratat e nënës dhe motrës  së çiklistit britanik që u vra gabimisht nga një gjahtar teksa ishte në Alpet franceze.

Mark Sutton, vdiq pasi një gjahtar e mori në shenjestër gabimisht. Pas këtij lajmi vijnë deklaratat shokuese të  nënës dhe motrës së  tij, që  shprehen jo vetëm të lehtesuara me vdekjen e tij, por urojnë me gjithë shpirt qe ai të kalbet në ferr.

Motra e çiklistit, Katie Toghill ka thënë se tani mund të merrte frymë e lehtësuar, pasi ajo e quante atë një përbindesh që e kishte përdhunuar që kur ishte fëmijë.

“Më vjen mirë që ka vdekur. Ai ishte një përdhunues. Kur dëgjova se ishte vrarë ndjeva lehtësim, hoqa një barrë të madhe nga shpina. U lehtësova vetëm sepse ai nuk mund të dëmtojë më asnjë njeri”- tha ajo.

Ndërsa nëna e tij, Katrina shkon edhe më tej me deklaratën e saj te fort qe ka bërë në Facebook:

“Unë shpresoj që të kalbesh në ferr Marc Thomas Sutton. Pikëllimi im i vetëm është që vdiqe menjëherë. Për çdo person që e lexon këtë dua të them se une jam nëna që e lindi atë. Ky njeri ishte përbindësh. Plumbi kishte për qëllim një kafshë. Dhe gjuetari mori shenjë të mirë. Karma.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz