back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeShoferët e autobusëve kërkojnë largimin e taksistëve

Shoferët e autobusëve kërkojnë largimin e taksistëve

Të ngjajshme

Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete të shkallës së ulët

Faqja volcanodiscovery.com ka dhënë detaje për tërmetin në Kosovë,...

Komuna e Skenderajt del me njoftim pas tërmetit në Kosovë

Skenderaj, 10 shkurt – Komuna e Skenderajt ka dalë...

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Autobusët e Transportit Urban të linjës 3 në kryeqytet, kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës. Ata kanë kërkuar largimin nga qarkullimi të taksive ilegale, përkatësisht largimin e kombibusëve privatë. U paralajmëruan masa të shpejta në lidhje me këtë çështje.

Linja e 3’të e Trafikut Urban në Prishtinë, të martën ishte bllokuar. Kjo pasi punëtorët e kësaj linje, protestuan para ndërtesës së Komunës, duke kërkuar largimin nga qarkullimi të  kombibusëve ilegalë që qarkullojnë në këtë linjë.

Përfaqësuesi i operatorëve të linjës numër 3, Skënder Vitija, tha se lejimi i kombibusëve ilegalë po e dëmton financiarisht punën e autobusëve të kësaj linje e cila ka 64 të punësuar.

Ndërkaq nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, lidhur me këtë protestë, tha se Inspektorati i Komunës në baza ditore vepron kundër taksistëve ilegalë.

Kryeshefi i Trafikut Urban, Halil Mustafa, tha se tregu i zi është enorm, dhe prej javës së ardhshme në bashkëpunim me inspektoratin do të veprohet ndryshe.

Protestuesit paralajmëruan se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, ata do të vazhdojnë me protesta gjatë ditëve në vazhdim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz