back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeMinistria e Infrastrukturës ngec në realizimin e projekteve

Ministria e Infrastrukturës ngec në realizimin e projekteve

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Për 56 milionë euro iu rrit buxheti Ministrisë së Infrastrukturës për shkak të projektit rrugor, konkretisht 50 milionë, u dedikuan për projektin e Autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Pavarësisht rritjes, vetëm 89% e buxhetit u shpenzua. Kjo ministri vlerësohet të ketë ngecje në realizimin e projekteve si pasojë e dobësive në planifikim dhe menaxhim të projekteve dhe kontrolleve të dobëta buxhetore.

59 projekte në vlerë totale 5 milionë e 197 mijë euro, nga të cilat 55 të reja dhe katër vazhdim nga vitet paraprake, nuk kishin fare realizim, respektivisht përparim financiar.

36 projekte, nga të cilat 15 të reja dhe 21 vazhdim nga vitet paraprake, kishin tejkaluar parashikimet e fondeve në buxhetin e rishikuar në vlerë 23 milionë e 979 mijë euro.

Tetë projekte në vlerë totale 19 milionë 558 mijë 8 euro, nga të cilat katër të reja dhe katër vazhdim u realizuan në nivel më të ulët se 40% krahasuar me planifikimin buxhetor, raporton KTV.

Kjo, sipas Auditorit, rezulton në mosarritjen e objektivave vjetore dhe strategjike të ministrisë dhe shkurtime potenciale të fondeve për periudhat e ardhshme.

Ministria e Infrastrukturës nuk diti të realizojë si duhet buxhetin për investime kapitale, suficiti buxhetor i kësaj kategorie në fund të vitit ishte 25 milionë e 192 mijë euro, përderisa në anën tjetër obligimet e papaguara për investime kapitale ishin 15 milionë e 289 mijë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz