Nga 1 janari ka hyrë në fuqi ligji i i ri për kundërvajtje në trafik, që parashikon gjoba të larta për mosrespektuesit.
Me zbatimin e ligjit për kundërvajtje në trafik, nuk janë rritur gjobat – por është shtuar vendosmëria për respektimin e rregullave në trafik.
Kështu ka thënë Nënkolonel Haxhi Krasniqi, kryetar i Komisionit për Vendosje në Policinë e Kosovës.
Krasniqi po ashtu ka bërë të ditur se vetëm prej 1 janarit e deri më sot, janë konfiskuar 73 patentë shoferë, gjë e cila nuk ka ndodhur në të kaluarën.