Shmanget tragjedia, pema ndalon furgonin me pasagjerë nga rënia në greminë (foto nga vendgjarja)
03


Një furgon me pasagjerë është përmbysur pasi ka dalë nga rruga në aksin Peshkopi-Bulqizë.
Mësohet se aksidenti i frikshëm ka ndodhur pranë “Urës së Topojanit” dhe mrekullisht nuk ka viktima, pasi furgoni është penguar gjatë përmbysjes nga një pemë. Tre pasagjerë kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen në spitalin e Dibrës, jashtë rrezikut për jetën.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lexo edheFoto/ Ish-pjestare e njësisë ‘Shqiponja’, kush është bashkëshortja e ish-policit të vrarë Santiago Malko