back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaBotëShkrimtarja me origjinë shqiptare, kandidate për kryeministre të Libanit

Shkrimtarja me origjinë shqiptare, kandidate për kryeministre të Libanit

Të ngjajshme

Arjan Konomi rikthehet në ekran, sqaron deklaratën e bujshme

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën...

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...

Macron: Franca do të ndërtojë një aeroplanmbajtëse të re

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar planet për të...

Ulutas takon Presidentin e Sllovakisë: Folën për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutas,...
- Advertisement -

Ghada Arnaut (Xhada Arnauti) është një nga kandidatet për kryeministre të Libanit. Ajo ka një biografi të pasur, duke qenë emër i njohur në Liban dhe më gjerë në Lindjen e Mesme, ndërsa dekadat e fundit ishte larguar në ekzil në Kanada. Xhada Arnauti është shkrimtare, drejtuese e mediave liberale dhe shkencëtare në Universitetin e Albertas në Kanada.

Ajo konsiderohet si një zë i rëndësishëm kritik në mbrojtje të të drejtave të njeriut, për demokracinë dhe kundër qeverive të trashëguara diktatoriale. Xhada Arnauti në një prononcim për gazetën ”INA”, ka konfirmuar se është propozuar për postin e kryeministrit pas tërheqjes së Sadi Haririt, i cili ka qenë në shënjestër të kritikave dhe sulmeve nga protestat që nuk po ndalen rrugëve të Libanit.

“Po është e vërtetë. Ditët e ardhshme do t’ju konfirmoj të ardhmen time se a do të jem kryeministre e Libanit”, theksoi Xhada Arnauti. Ajo pranoi se ka origjinë të pastër shqiptare dhe se nuk heziton të flasë për këtë, sepse nuk i ka harruar rrënjët që ka. Kandidatura e saj është nominuar nga koalicioni i ri qeverisës dhe se ajo do të kthehet në Liban për të qeverisur të rinjtë që kanë pushtuar rrugët e Bejrutit.

Siç mësohet nuk është vetëm Xhada Arnauti që identifikohet me Libanin, pasi ishte edhe Pashko Vasa guvernator i Libanit në periudhën e perandorisë osmane (1883-1892). /KultPlus.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz