Shkrimi me dorë apo me tastierë – cila është më e mirë për trurin?

Shkrimi me laps, në vend të shtypjes në tastierë, zhvillon trurin dhe i ndihmon që ta kuptojë më mirë lëndën, tregojnë hulumtimet shkencore.
Në universitetet Princeton dhe Los Angeles janë bërë hulumtime në mënyrë që të zbulohet ndikimi i letrës dhe i lapsit, përkatësisht i tastierës në trurin tonë.
Ka rezultuar që shkrimi me dorë në vend të shkrimit në tastierë, zhvillon trurin dhe i ndihmon që ta kuptojë më mirë lëndën, transmeton Telegrafi.
Studentët të cilët shënimet i kanë shkruar me laps, më mirë kanë mbajtur në mend dhe e kanë kuptuar atë që kanë shkruar, mirëpo është treguar se janë edhe më të gatshëm për pranim të ideve të reja.

Lexo edheSi ndihmojnë ushtrimet fizike në lënien e duhanit
Në studimin tjetër, të bërë në Universitetin Indianapolis, shkencëtarët kanë skanuar trurin e fëmijëve të cilët kanë shkruar me laps dhe të atyre të cilët kanë shkruar në tastierë.
Është treguar që aktivitetet e trurit janë më të fuqishme te fëmijët të cilët kanë shkruar me laps.
Psikologët dhe neurologët u rekomandojnë prindërve që fëmijëve të tyre t’ua kufizojnë përdorimin e tastierës, kompjuterit dhe të telefonave të mençur dhe që në dorë tua japin lapsin, ngjyrat dhe brushat në mënyrë që të zhvillojnë jo vetëm trurin e tyre dhe kreativitetin, por edhe motoriken. /Telegrafi/














