back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeShkrimi emocionues i mësuesit: “Dy nxënës s’vijnë më në shkollë, kanë shkuar...

Shkrimi emocionues i mësuesit: “Dy nxënës s’vijnë më në shkollë, kanë shkuar në Gjermani”

Të ngjajshme

Hasani: Mbajtja e seancës për Qeverinë është jokushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, aktualisht profesor i...

Vashat e Kosovë mposhten nga Turqia në ndeshjen e parë

Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave sot ka...

Zyrtare: Chelsea blindon talentin që ditë më parë shkroi historinë në Champions League

Chelsea ka konfirmuar nënshkrimin e kontratës së parë profesionale...

Çka nëse Kurti s’arrin ta bëjë Qeverinë të dielën?

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës,...

Shumë nxënës sivjet kanë braktisur shkollat, ku bashkë me familjet ua kanë mësyrë vendeve të perëndimit për një jetesë më të mirë.

Moment emocionues ndarja me shokët, por edhe emocionuese ndarja më mësuesit për ata që largohen nga klasa e shkolla ku kanë mësuar.

Një mësues nga Ferizaj ka postuar një shkrim prekës, lidhur me braktisjen e shkollës nga dy nxënës, vëlla e motër.

“-Kush mungon ? Ata pa një pa dy më thonë! Arsimtarë dy nxënës (vëlla e motër) s’ do të vijnë ma në shkollë…!Në fillim u habita, pa e ditur arsyen !?Por, ata shpejt më treguan se këta dy nxënës kanë shkuar dje për Gjermani dhe s’do të jenë ma me ne, s’do të vijnë ma në shkollë…Dy karrige edhe sot mbetën bosh…, ka shkuar arsimtari Zymeri Haliti.

 

 

Më poshte shkrimi i plotë i tij:

DY NXËNËS S’DO TË VIJNË MA NË SHKOLLË ARSIMTAR…!

Ishte ditë e hënë,java e tretë e këtij shtatori.Si çdo ditë që shkoj në punë,si mësimdhënës i gjuhës shqipe…!Por,kjo ditë apo kjo orë sikur më lëndoi shumë,jo vetëm mua,por edhe kolegët tjerë.

Sapo shkova në klasën e tetë,i përshëndeta të gjithë dhe u ula të shkruaj orën.Dikur i pyeta nxënësit kujdestarë.

-Kush mungon ? Ata pa një pa dy më thonë! Arsimtarë dy nxënës (vëlla e motër) s’ do të vijnë ma në shkollë…!Në fillim u habita,pa ditur arsyen !?Por,ata shpejt më treguan se këta dy nxënës kanë shkuar dje për Gjermani dhe s’do të jenë ma me ne,s’do të vijë ma në shkollë…Dy karrika edhe sot mbetën bosh…!Ka shkuar arsimtar edhe ajo…e së shpejti do të shkojnë edhe kjo,edhe ai…!

Çdo ditë po thuaj në Kosovë po boshatisën shkollat,fshatrat,qytetet duke u larguar familje e individ e duke shkuar apo ikur për në perendim..!? E udhëheqësit tanë çfarë bënë për këtë dukuri…!?

Zymer Haliti,arsimtar…!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz