“Shkretëtirë” në plazhet e Malit të Zi, një kamarier thotë se fitoi vetëm 1 euro gjatë ndërrimit
03

Lexo edheMbyllja e kufirit me Shqipërinë? Flet ministri Armend Zemaj

Sezoni në Mal të Zi nuk ka përjetuar kurrë një rënie të tillë, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe mbylljes së kufijve.
Këtë e tregojnë edhe fotot nga plazhet nga ky vend që gjatë kësaj kohe, në rrethana të tjera do të “vlonte” nga njerëzit, transmeton Reporteri.
Kështu, për shembull, në fotografitë e publikuara në media, plazhi Bleçiq është plotësisht i zbrazët, dhe gjithçka është plotësisht e shkretë.
Vendasit ankohen se pothuajse asnjëherë situata nuk ka qenë e tillë, gjersa pronari i një kafeneje u ankua se fitoi vetëm një euro në ndërrimin e parë.

Lexo edheMbyllja e kufirit me Shqipërinë? Flet ministri Armend Zemaj
Kujtojmë se, sipas ndryshimeve të fundit, qytetarët e Kosovës që hyjnë në Mal të Zi do të duhet të karantinohen për 14 ditë, kështu që, të paktën për sa i përket turistëve tanë, me siguri nuk do të ketë vizitorë në plazhe për ca kohë.
Megjithatë, askush nuk mund të parashikojë se si do të jetë fundi i sezonit sepse dita-ditës, për shkak të pandemisë, veçanërisht në vendet e rajonit, vendimet e autoriteteve po ndryshojnë dhe po merren masa për ndalimin e përhapjes së virusit.