Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”, në Mitrovicë është pajisur me karrige të re stomatologjike për kabinetin e profilit të stomatologjisë.
Kjo karrige është donacion i ordinancës stomatologjike “Medico Dent” nga pronari Dr. Abdyl Salihu, i cili është edhe deputet aktual i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish-mësimdhënës i kësaj shkolle.
Me këtë rast, drejtori i Arsimit Iset Beka, dhe drejtori i kësaj shkollës, Gani Rama, falënderuan z. Abdylin për këtë donacion që nuk është i pari i këtij lloji, ngase ai ka ndihmuar këtë shkollë edhe shumë herë më parë.
Gani Rama, drejtori i shkollës së Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”, tha se shpresojmë që këto pajisje shkollore do të shkojnë në dobi të nxënësve të kësaj shkolle, dhe sukseset e nxënësve të shënojnë akoma më shumë rritje.
“Si drejtor i kësaj shkollë shpreh mirënjohje time dhe falënderoj në emër të stafit të shkollës dhe nxënësve gjestin human të Dr. Abdylit, i cili në vazhdimësi ka ndihmuar shkollën tonë. Doktorit i urojmë suksese në të gjitha fushat, në atë profesionale, kombëtare e personale”, ka thënë Rama.