BallinaSportShkoi për t’i motivuar, kryeministri Kurti me fjalë të mëdha për yjet...

Shkoi për t’i motivuar, kryeministri Kurti me fjalë të mëdha për yjet e Kombëtares para finales me Turqinë

Të ngjajshme

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, njëri prej tyre theret me thikë

Një përleshje fizike në mes disa personave ka ndodhur...

​Montella me plan të veçantë për Arda Gülerin para finales me Kosovën

Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka përgatitur...

Amerikani që iu bashkua ushtrisë izraelite vdes në Liban

Një i ri që u transferua në Izrael nga...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka vizituar kampin e Kombëtares së Kosovës për ta përgëzuar ekipin për arritjen në finalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 dhe për t’i ofruar mbështetje para kësaj sfide historike përballë Turqisë.

Fillimisht, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, e falënderoi kryeministrin Kurti, ministrin e Sportit, Blerim Gashiani dhe zëvendësministren Daulina Osmani, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj ekipit kombëtar.

Në fjalën e tij para futbollistëve dhe stafit, kryeministri Kurti i uroi Dardanët për fitoren historike në Bratisllavë, duke theksuar se rrugëtimi deri në finale është plotësisht i merituar.

Ai i vuri në pah statistikat dhe paraqitjet e ekipit gjatë këtij cikli, duke nënvizuar se “10 gola të shënuar në 7 ndeshje gjatë këtij rrugëtimi janë dëshmia më e mirë se kjo finale është më shumë se e merituar.”

Kurti e theksoi punën e madhe, përkushtimin dhe unitetin e skuadrës, duke kujtuar se Kombëtarja e ka zhvilluar një seri mbresëlënëse rezultatesh, përfshirë fitore ndaj Suedisë, Sllovenisë, Islandës dhe Sllovakisë gjatë vitit të fundit.

Duke folur për kundërshtarin, ai theksoi se Turqia është një ekip cilësor, por njëkohësisht u kërkoi futbollistëve që të kenë besim në vetvete:

“Mos e shikoni kundërshtarin më shumë se sa veten. Ju e keni kundërshtarin e fortë të martën mbrëma, por ata e kanë kundërshtarin më të fortë se ju, e ai jeni pikërisht ju djemtë e Kosovës.”

Kryeministri e nënvizoi gjithashtu progresin e madh të shtetit të Kosovës në dekadën e fundit, duke e lidhur atë me zhvillimin e sportit dhe sukseset ndërkombëtare.

Ai shtoi se kualifikimi në Kupën e Botës përbën një hap të jashtëzakonshëm për vendin, duke e vendosur Kosovën në qendër të vëmendjes globale.

Sipas tij, miliona shikues në mbarë botën ndjekin këtë ngjarje dhe përmes Kombëtares ekziston mundësia që historia dhe talenti i Kosovës të prezantohen në arenën më të madhe.

“Përmes juve si ekip e kemi mundësinë ta vendosim Kosovën dhe historinë e saj të qëndresës e talentit në sytë e mbarë njerëzimit. Pas jush është jo vetëm një shtet, por një komb i tërë. Janë tifozët në stadium, janë familjet tuaja, janë qytetarët në çdo banim, fshat e qytet dhe janë të gjithë shqiptarët kudo në botë. Kjo mbështetje masive është forca juaj dhe merreni me vete në fushë. Dhe mos harroni besimin për fitore në këtë finale e keni ndërtuar ju si ekip, me trajnerin dhe gjithë stafin udhëheqës dhe mbështetës”, shtoi Kurti.

Në vijim, Kurti theksoi mbështetjen e jashtëzakonshme që ekipi gëzon nga tifozët dhe mbarë kombi shqiptar: “Pas jush është jo vetëm një shtet, por një komb i tërë… Kjo mbështetje masive është forca juaj dhe merreni me vete në fushë.”

Ai përmbylli fjalimin me një mesazh motivues për ekipin, duke i inkurajuar që të besojnë në vetvete dhe të japin maksimumin:

“Ky është momenti për ta shkruar historinë tuaj dhe të Kosovës. Dilni në fushë dhe tregoni kush jeni. Luani lirshëm, luftoni për njëri-tjetrin dhe jepni maksimumin për çdo minutë të lojës. Na priftë e mbara!”. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz