Shkoi në Angli për një jetë më të mirë, ky veprim i bën “gjëmën” shqiptarit
03

Lexo edheReshjet e shiut, përmbytet qyteti shqiptar

Një i ri shqiptar, i cili u vendos në Gwent të Uellsit, në kërkim të një jetë më të mirë u dënua nga një gjykatë atje me burg, pasi u kap me dokumente false.
I riu shqiptar u kap pasi autoritetet gjetën në postë një patentë greke false në adresë të tij. Gjatë kontrollit në banesë, Precajt iu gjetën dokumente të tjera false, lituaneze dhe greke.
27-vjeçari kishte shkuar ilegalisht në Britani më shumë se 3 vite më parë, në kërkim të një jetë më të mirë, shkruan “klan”.

Lexo edheReshjet e shiut, përmbytet qyteti shqiptar
Ai kishte bërë punë të ndryshme dhe kishte siguruar dokumente false në mënyrë që të merrte rrogën në bankë.