Tenori i njohur shqiptar Shkodran Tolaj, i cili në vazhdimësi po kontribon për kulturën shqiptare, me projekte të cilat për qëllim kanë cilësinë e melosit dhe traditës popullore, e ka gati projektin më të ri muzikor, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
”Nga Shkupi në Prekaz”, mban titullin kënga më e re, e cila sapo është lansuar dhe ka marr kritika pozitive.
Përveç roleve të mëdha operistike botërore, Tolaj ka përformuar me sukses në veprat moderne të kohës. Vlen të përmendet paraqitja e tij në rolin e Tasilos te kopereta “GräfinMariza” e E.Kalmman, si dhe paraqitjet në dy musical, “West Side Story” të L. Bernstein (rolii Tonny) dhe “Dance of the Vampires” të Jim Steinman ( rolii Graf von Krolock).
Tenori Shkodran Tolaj është cilësuar në gazetat gjermane (Baditsche Zeitung) si vokal i madh dhe i rrallë që mahnitë me zërin e tij të ardhur nga vendi i vogël i Evropës si Kosova.