BallinaSportShkëndija synon të shkruajë historinë (Video)

Shkëndija synon të shkruajë historinë (Video)

Të ngjajshme

Gjoshi: Mosemërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ cenon legjitimitetin e zgjedhjeve

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi...

KQZ-ja në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit...

Raporti i Bankës Botërore: Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor mbetet e ngadaltë

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të mbetet e...

Në seancën stërvitore zyrtare, në stadiumin ‘Mestsky’, futbollistët Shkundjes kishin mundësi të ‘njoftohen’ me terrenin në të cilin sonte, nga ora 19:00, do të kërkojnë hapin e radhës historik në Europa League ndaj Mlada Boleslav

Shkëndija ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore, duke shijuar terrenin e stadiumit ‘Mestsky’ në Mlada Boleslav të Republikës Çeke. Të enjten ekipi para vetes ka një tjetër sfidë të madhe dhe historike, e cila mund të sjell kualifikimin në fazën e play-offit të Europa Leagues.

Fitorja 2:0 në sfidën e parë i jep përparësi solide tetovarëve, mirëpo forca dhe kualiteti i Mlada Boleslav kërkon kujdes maksimal në këto 90-të minuta të revanshit.

Historia që bën skuadra në Evropë ka bërë që atmosfera të jetë në nivel të lartë, mirëpo në të njëjtën kohë vendosmëria për të provuar realizimin e hapit të radhës historik sjell seriozitet maksimal në mesin e futbollistëve.

Stafi teknik në seancën e fundit stërvitore ka përfunduar plan programin përgatitor për sfidën e kthimit, ndërsa në shërbim ka të gjithë arsenalin pa ndonjë mungesë nga rradhët e futbollistëve.

Formacioni do të vendoset para ndeshjes, mirëpo nuk pritet ndonjë ndryshim i madh pasi ekipi që fiton edhe nuk ka nevojë të ndryshohet. Përballja Mllada Boleslav-Shkëndija do të zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Mestsky’ në Mllada Boleslav të Republikës Çeke, me fillim në orën 19:00.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz