Skuadra e Shkëndijës së Tetovës është dënuar rëndë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Dënimi ka ardhur pas ngjarjeve që ndodhen në ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë, në ndeshjen ndaj Sileksit, shkruan IndeksOnline.
Klubi tetovar është gjobitur me gjithsej 105 mijë euro, ndërsa është përjashtuar edhe nga Kupa e Maqedonisë për sezonin 2026/27.
Përveç gjobave financiare, Shkëndija është dënuar edhe me katër ndeshje pa praninë e publikut, ndërsa masa disiplinore lidhen me përdorimin e mjeteve piroteknike, sjellje diskriminuese dhe incidente të tjera të evidentuara nga organet e FFM-së./IndeksOnline/