back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditShkencëtarët zbulojnë rritje masive të një çrregullimi të dhimbshëm të zorrëve –dyshojnë...

Shkencëtarët zbulojnë rritje masive të një çrregullimi të dhimbshëm të zorrëve –dyshojnë se lidhet me një virus që ka prekur pothuajse çdo njeri

Të ngjajshme

Një studim i ri ka zbuluar një rritje pas pandemisë të çrregullimeve që lidhen me komunikimin mes zorrëve dhe trurit, si sindroma e zorrës së irrituar (IBS).

Studiuesit krahasuan të dhëna nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA përpara pandemisë, në vitin 2017, dhe pas saj, në vitin 2023.

Ata zbuluan një rritje të ndjeshme prej 28 për qind, nga 4.7% në 6%, të rasteve me IBS – një gjendje që shkakton dhimbje barku, fryrje dhe diarre.

Ky çrregullim i bezdisshëm klasifikohet si një çrregullim i ndërveprimit zorrë-tru, sepse lidhet me probleme në mënyrën se si zorra komunikon me trurin.

U vu re gjithashtu një rritje prej 44 për qind – nga 8.3% në 11.9% – e rasteve me dispepsi funksionale, e cila shkakton dhimbje stomaku, fryrje dhe ndjesi të hershme ngopjeje.

Studiuesit zbuluan se personat me Long Covid – lodhje, vështirësi në frymëmarrje dhe dobësi muskulore që shkaktohen nga virusi – kishin shumë më tepër gjasa të vuanin nga një çrregullim zorrë-tru.

Edhe më shqetësues është fakti se ata me këtë gjendje dobësuese raportuan gjithashtu nivel më të lartë ankthi, depresioni dhe cilësi më të dobët jete.

Zbulimet e fundit u publikuan në revistën Clinical Gastroenterology and Hepatology.

Vlerësohet se që nga fillimi i pandemisë, afërsisht dy milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë përjetuar Long Covid.

Kjo përfshin 1.3 milionë persona me simptoma që zgjasin më shumë se një vit dhe 762,000 me simptoma që zgjasin më shumë se dy vjet.

Më herët këtë vit, ekspertët thanë se më në fund kishin zbuluar shkakun e Long Covid – dhe ai është i lidhur me demencën.

Ata që vuajnë nga Long Covid kanë pësuar ndryshime unike në tru, të cilat e bëjnë më të vështirë të menduarit dhe të folurit.

Studimi i mëparshëm zbuloi se ata kanë më pak proteina mbrojtëse në tru dhe niveli më të lartë të inflamacionit – të dyja të lidhura me demencën.

Pacientët me Long Covid gjithashtu kanë rezultate më të dobëta në testet e gjuhës, si për gjetjen e fjalës së duhur apo kuptimin e fjalëve – të cilat janë shenja të “mjegullës në tru”.

Ky studim sugjeroi për herë të parë se dëmtimi i trurit, dhe jo vetëm një sistem imunitar i tejaktivizuar, është shkaku i simptomave të Long Covid.

Edhe pse studimi përfshiu vetëm 17 persona, studiuesit synojnë të përdorin këto të dhëna për të nisur studime më të mëdha për të gjetur shkaqet e Long Covid.

Zbulimet e fundit vijnë gjithashtu pas një paralajmërimi nga ekspertët, të cilët thanë se virusi mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për demencë.

Më parë, studiues amerikanë zbuluan se ata që vuajnë nga Long Covid mund të jenë pesë herë më të rrezikuar nga kjo sëmundje që prek kujtesën.

Dr. Gabriel de Erausquin, neurolog në University of Texas Health San Antonio, po heton këtë lidhje.

Studimet ekzistuese tregojnë se ata mbi 57 vjeç që kanë kaluar Long Covid, “kanë profilin e dikujt me shkallët e para të Alzheimerit”, tha ai për Wall Street Journal.

Dhe në mënyrë shqetësuese, ai shtoi:

“Nuk duket se kjo është një gjendje e kthyeshme tek të moshuarit.” /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit