back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditEmisarja Pierce e thërret në telefon Kurtin – Ambasada britanike zbulon se...

Emisarja Pierce e thërret në telefon Kurtin – Ambasada britanike zbulon se çka u bisedua

Të ngjajshme

E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Në bisedë, Dame Karen shprehu shqetësimin e saj për situatën aktuale dhe nënvizoi se çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut, si mënyra e vetme për të garantuar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon, transmeton lajmi.net

Ajo gjithashtu theksoi se Mbretëria e Bashkuar pret me kënaqësi pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit, që do të mbahen në tetor në Londër.

Sipas Ambasadës Britanike, Dame Karen pritet të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, në kuadër të përpjekjeve për uljen e tensioneve dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal.

Postimi i plotë:

Dame Karen Pierce, e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, bisedoi sot me kryeministrin në detyrë Albin Kurti për të diskutuar shqetësimet e saj lidhur me tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevojën për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Dame Karen theksoi se Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të mirëpresë përfaqësuesit e Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit, që do të mbahen në tetor në Mbretërinë e Bashkuar.

Dame Karen do të bisedojë gjithashtu edhe me Presidentin e Serbisë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit