Shkencëtarët italianë pretendojnë se e kanë gjetur vaksinën kundër COVID-19, ja kur nisin testimet
BILLI

Lexo edheVritet në mënyrë të mistershme kërkuesi që raportohet se kishte gjetur të dhëna kundër koronavirusit

Raportohet se ata e kanë testuar vaksinën tek minjtë, nga ku u vërtetua që organizmi i brejtësve, prodhonte antitrupat e nevojshëm që shkencëtarët prisnin. Vaksina është zbuluar nga “Takis Biotech” me bazë në Romë.
Antitrupat janë substanca të prodhuara nga sistemi imunitar dhe i vjen në ndihmë organizmit tonë, për të luftuar një infeksion specifik.
Rezultatet paraprake nga testet laboratorike, treguan se antitrupat e krijuar gjatë provës tek minjtë, ishin në gjendje të mos lejonin që qelizat njerëzore, të infektoheshin me koronavirus.

Lexo edheVritet në mënyrë të mistershme kërkuesi që raportohet se kishte gjetur të dhëna kundër koronavirusit
Shefi ekzekutiv i “Takis”, Luigi Aurisicchio, zbuloi se skuadra italiane planifikon të fillojë testimet në vjeshtë.
“Me sa dimë ne jemi të parët në botë deri më tani që kemi demonstruar një neutralizim të koronavirusit me anë të një vaksine”, u shpreh Aurisicchio.