BallinaLajmeShkarkohet nga pozita e sekretarit të KEK-ut, ish-këshilltari i Kadri Veselit

Shkarkohet nga pozita e sekretarit të KEK-ut, ish-këshilltari i Kadri Veselit

Të ngjajshme

Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin

Moska u përball të martën, 5 maj, me masa...

Ishte në Samitin e EPC në Armeni, Kurti shfaqet në Shkup, Mexhiti: Mirëserdhe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këtë vendim

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen...

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Bordi i Përkohshëm i drejtorëve i KEK-ut në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për formimin e grupit punues për strategjinë 2020-2025 dhe shkarkimin nga detyra e pozitës së sekretarit të ndërmarrjes Lulzim Zeqiri.

Në pozitën e ushtruesit të detyrës së sekretarit është emëruar Nexhat Podrimaj.

Bordi i Përkohshëm i KEK-ut aprovoi raportin vjetor të Auditimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2019, raportin tremujor financiar janar-mars 2020.

Po ashtu, janë propozuar objektivat kryesore të Strategjisë së Ndërmarrjes dhe është marrë vendim për përgatitjen e Planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit të jashtëm dhe të brendshëm.

Bordi i Përkohshëm i KEK-ut vendosi që të adresojë në organet e prokurorisë gjetjet e aksionarit të vetëm Qeverise në lidhje me shkeljet e identifikuara.

Lulzim Zeqiri kishte qenë kandidat i PDK-së për Asamblenë komunale në Mitrovicën e Jugut, e më vonë këshilltar i Kadri Veselit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz