Shkarkimi i Panuccit bën jehonë të madhe edhe në Itali e Spanjë

Christian Panucci u largua nga drejtimi i kombëtares së Shqipërisë pas një sërë rezultatesh negative dhe krijimit të një klime aspak të qetë në grup, raporton Gazeta Express.
Shkarkimi i trajnerit italian bëri buj fillimisht në mediat turke, derisa tani ka pushtuar edhe ato italiane e spanjolle, që shkruajnë se ky vendim erdhi pasi Kombëtarja shqiptare u mund 0-2 në “Loro Borici”.
“MundoDeportivo”, “Corriere dello Sport”, dhe “Gianluca Di Marzio” janë disa nga portalet më të mëdha që i kanë kushtuar vëmendje shkarkimit të Panuccit.

Lexo edheNjihuni me plakushin 73 vjeçar që pritet ta drejtojë Kombëtaren Shqiptare, ishte trajner i 21 skuadrave!
Gjatë drejtimit të tij, Kombëtarja shqiptare ka luajtur 15 ndeshje, nga të cilat 6 prej tyre miqësore.
Nga ky total sfidash, Kuqezinjtë kanë regjistruar 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje.
Panucci debutoi në ndeshjen kualifikuese të 2 shtatorit 2017, me fitoren 2-0 ndaj Liechtenstein dhe e mbylli me humbjen e mbrëmshme, ndaj Turqisë.
Golaverazhi i kombëtares nën drejtimin e italianit është tejet negativ: 9 gola të shënuar dhe 25 të pësuar. /Gazeta Express/














